RELIEVI

Relievi i trevave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri ne lartesine 2751m (mali i Korabit). I gjithe ky ndryshim i lartesise ndikon ne ndryshimet e medha klimatike, ne bimesi, si dhe ne dendesine e vendosjes se qendrave te banuara ne drejtim vertikal. Ne relievin e tyre mbizoterojne kodrat dhe malet.

Duke u nisur nga lartesia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulet, i mesem dhe i larte.

Relievi i ulet

Relievi i ulet shtrihet nga niveli i detit, deri ne 200 m mbi kete nivel. Ai perfshin fushat dhe kodrat e uleta prane brigjeve detare te Adriatikut e Jonit dhe pergjate sektoreve te mesem te luginave lumore.

Relievi i mesem

Relievi i mesem shtrihet nga 200 m, deri ne 1000 metra mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen me te madhe dhe perfshin: kodrat, gropat, fushegropat dhe luginat kryesore.

Relievi i larte

Relievi i larte shtrihet mbi 1000 metra mbi nivelin e detit dhe perfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa me e madhe e ketyre maleve ka lartesi deri ne 2000 m. Malet me lartesi me te madhe se 2000 m kane shtrirje te kufizuar. Keto male gjenden ne pjesen qendrore, veriore dhe jugore te trevave shqiptare.

Larmi formash dhe copetim i madh i relievit

Malet, kodrat, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, qe perbejne format kryesore te relievit, nderthuren dhe nderpriten me njera tjetren, duke formuar nje mozaik to vertete dhe shume te larmishem.

Malet dhe kodrat formojne vargje me shtrirje kryesisht veriperendim-juglindje, sidomos ne pjesen perendimore te trevave shqiptare. Takohen edhe vargje malore dhe kodrinore me drejtime te tjera (harku veri-jug, verilindje-jugperendim etj.). Te shumta jane edhe zonat ku malet kane drejtime te ndryshme. Edhe forma e maleve dhe e kodrave eshte e ndryshme.

Jane te shumta malet me maja cike shpate te thepisura, krejt te zhveshura, si: ne Alpet Shqiptare, ne Sharr, ne Kopaonik (ne veri te Kosoves). Keto male jane te ndertuara nga shkembinj te forte gelqenore, disa Iloje magmatikesh etj., mbi te cilet kane vepruar fuqimisht akujt e dikurshem, ujerat rrjedhese, ngricat, debora, era etj. Krahas tyre takohen edhe male e kodra me forma te buta, me maja te rrumbullaketa ose te sheshta dhe shpate me pjerresi te vogel. Te tilla jane malet e Dnenices ne Kosove, kodrat Kerrabes, Mallakastres (ne Shqiperi) etj. Keto kodra e male jane te perbera nga shkembinj te bute.

Gropat dhe fushegropat e formuara nga fundosjet tektonike jane te shumta dhe enden ne te gjitha trevat shqiptare. Te parat (gropat) kane fund te copetuar nga enozioni i lumenjve qe i pershkojne (gropa e Tropojes, Kolonjes etj.), kunse tek te dytat fundi (tabani) eshte krejt i rrafshet (fushe-gropa e Kosoves, Manastirit, Korces etj.). Lumenjte tek ato nuk gerryejne, por grumbullojne sasi te medha materialesh. Ato kane toka shume pjellore.

Lugjet jane mjaft te gjera (deri disa dhjetera kilometra) dhe kane forme te perzgjatur. Jane formuar nga fundosjet tektonike dhe pershkohen nga lumenj te medhenj. Kane toka pjellore dhe per kete do te veconim lugun e Dukagjinit (Kosove).

Luginat shtrihen pergjate rrjedhjeve te lumenjve te medhenj. Tek ato gjenden zgjerime, por edhe gryka te ngushta, deri ne kanione shume te thella. Ato kane drejtime te ndryshme dhe se bashku me qafat e shumta lidhin trevat e ndryshme shqiptare me njera-tjetren dhe me vendet fqinje.

Fushat kane shtrirje me te kufizuar. Fusha me e rendesishme dhe me e madhja ne gjithe pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit, ndodhet ne perendim te Republikces se Shqiperise. Ne brendesi te trevave shqiptare fushat jane me te vogla dhe gjenden ne disa lugina dhe ne disa gropa e fushegropa. Nder to dallohet fusha te Kosoves, e Pollogut te Poshtem etj.

Relievi i trevave shqiptare eshte kryesisht kodrinoro-malor dhe shunze i larmishem. Ai perbehet nga: kodra, male, vargje malore dhe malesi, lugje dhe lugina, gropa, fushegropa dhe fusha.